Edhe pse baret dhe restorantet janë të detyruara që të mbyllen në 22:00, pasi është pjesë e masave të reja nga qeveria e Britanisë së Madhe, duket se të rinjtë as që duan t’ia dine për pandeminë e koronavirusit dhe se për ta fundjava nuk kalohet pa alkool. Teksa më shumë se një e katërta e Mbretërisë së Bashkuar është nën kufizime më të rrepta, nga fotografitë e publikuar anë mediat britanike shihet se si të rinjtë “shfrenohen” dhe nuk i lënë në asnjë moment festat. Kujtojmë se gjatë kësaj jave, kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi popullin e tij se nuk duhet të presin kthimin në një normalitet social për së paku gjashtë muaj. Madje kreu i qeverisë britanike vendosi edhe masa të reja kufizuese, duke shpresuar për parandalimin e hovit të përhapjes së Covid-19.