Ish kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tashmë një ndër zërat kritikë mes të majtëve, vlerëson se pushteti legjislativ e ka humbur funksionin e tij kryesor, atë të kontrollit të qeverisë dhe të institucioneve. Reagimi i saj erdhi pas përplasjeve në seancën e 2 prillit, për të cilën tha se konflikti banal po zëvendëson funksionin dhe po prodhon krizën e republikës parlamentare.