Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e azhurnuar në Barometrin e Ballkanit 2021, tregoi se 39% e familjeve në Shqipëri nuk e përballonin ekonomikisht një javë pushime në vit. Kjo përqindje ishte më e lartë se mesatarja rajonale, por edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin një përqindje më të lartë të popullsisë që konfirmoi se nuk mund të bënte pushime vjetore.