Top News – Nuk paguan Becchetti-n/ Shqipëria rrezikon sekuestrimin e pasurive
27/11/2020 15:58

Në një artikull të gjatë, gazeta kryesore në Austri “Der Standard” thotë se Shqipërisë rrezikon t’i bllokohen pasuritë që ka në bankat ndërkombëtare, për shkak të gjyqeve që qeveria ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit. ”Disa banka dhe kompani energjetike austriake kanë marrë së fundi një mesazh të pazakontë” shkruan gazeta. “Një kompani ligjore i pyeti nëse kanë ndonjë pasuri apo ndonjë pretendim nga Republika e Shqipërisë, sepse ato duhet të bashkëngjiten. Arsyeja është një gjyq arbitrazhi që investitorët italianë ngritën në vitin 2015 kundër Shqipërisë dhe e fituan. Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (QZMI) u dha atyre prillin e vitit 2019, të drejtën e një kompensimi prej rreth 100 milionë eurosh. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të zbatojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike, mund të konfiskohen tani në të gjithë botën”, theksohet në artikull. Der Standard shpjegon se në Austri, një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë, firma ligjore Dorda e ka marrë përsipër këtë detyrë dhe është përpjekur të mbledhë deri në 25 milion euro për Francesco Becchetti, një prej tre paditësve. Llogaritë dhe letrat me vlerë me vlerë në shtatë banka, si dhe tarifat e koncesionit dhe pretendimet e tjera që Shqipëria ka me Verbund dhe EVN për shkak të projekteve energjetike, janë vënë në pikëpyetje, thuhet më tej në shkrim. Qeveria shqiptare nuk ka pranuar ende të paguajë dëmshpërblimin e gjyqit, pasi e ka ankimuar procesin.

Top News – Ultranacionalistët serbë krah Iranit. Thirrje për të sulmuar bazën amerikane në Kosovë
15/03 23:00
Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top Channel/ ‘Pajtohen’ Starmer me Trump, flasin në telefon për hapjen e Hormuzit
15/03 22:56
Top News – Admirali që po ‘vizaton’ planet e luftës / Kush është Brad Cooper, komandanti i Centcom
15/03 22:15
Top News – Irani nuk do marrëveshje. Ministri i Jashtëm – Nuk ulemi në bisedime me SHBA-në
15/03 22:09
Top News – ‘Do ta ndjekim dhe do ta vrasim’ / Irani kërkon kokën e Netanyahut, lufta përhapet
15/03 21:30
Top News – Është gjallë dhe në komandë! / Irani kundërshton Trumpin: Khamenei i ri nuk ka vdekur
15/03 21:20
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ “Fëmijët e Xhihadit”! Sonte në orën 20:15 në “Exclusive”, historitë e shqiptarëve
15/03 20:57
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ “Qyteti” nën tokë i Durrësit, infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë
15/03 20:54
Top Channel/ Fatura për turqit në spitalin e Fierit, hapet tenderi për personelin që do akomodohet
15/03 20:49
Top Channel/ Kush u pagua më shumë në Shqipëri? Të dhënat e INSTAT, ekspertët: Rritja e rrogave në…
15/03 20:01
Top Channel/ Pasojat e luftës në Shqipëri, ekspertja që na përfaqësoi në Kongresin e SHBA: Lufta…
15/03 19:47
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
Top Channel/ Sulmohet baza italiane në Kuvajt, përshkallëzohet tensioni, Irani i përgjigjet Trump
15/03 19:43
Top Channel/ Nadire Meçorapaj zgjidhet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Vlorë
15/03 19:41
Top Channel/ Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, merren disa dokumente dhe pajisja e kamerave
15/03 19:40
Top News – Martohet Princ Leka, kurorëzon dashurinë me Blerta Celibashin
15/03 18:47
Top News – Ligji për gjuhën shqipe në RMV. Pendarovski- Problem i madh nëse shfuqizohet
15/03 18:30
DIGITALB DIGITALB