Deputeti socialist Erion Brace ka pasur një tjetër reagim dhe mes tyre kritika të forta në lidhje me tregun e fermerëve dhe rregullat e vendosura nga grumbulluesit.. Brace ka publikuar në rrjetin social facebook një bisedë më një punëtor , I cili nxjerr në pah problematikat që vetëm pak ditë më parë vetë socialisti ngriti zërin . Edhe në këtë rast nuk u ndalën akuzat për AZHBR ,Brace shprehet se pikën e grumbullimit ia ka ngritur AZHBR me paratë dhe taksat e bujqve me anë të një kontrate që nuk ka asnjë detyrim për ta në raport me bujqit. Sipas Braçes kjo kontratë është “mizerable” dhe e padrejtë për ta dhe kjo është arsyeja që ai ngre zërin.