Presidenti amerikan Joe Biden po mudohet të qetësojë demokratët dhe stafin në fushatën e tij, pas debatit që është kosinderuar si i dështuar me Donald Trump. Presidenti mbajti të mërkurën një drekë më dyer të mbyllura me Zëvendëspresidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë pasi spekulimeve të shtuara se ajo do ta zëvendësojë si kandidate e partisë në zgjedhjet e nëntorit. Biden e bëri të qartë se do të qëndronte në garë, nga ana tjetër Harris përsëriti mbështetjen e saj. Sipas një artikulli nga BBC Biden është shprehur: “Unë jam kandidati i Partisë Demokratike. Askush nuk po më shtyn jashtë. Unë nuk po largohem”.