Pak minuta pas pretendimeve të Lulzim Bashës, ka reaguar kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ndodhej në kombinat ku u përurua qendra e re komunitare “Të qëndrojmë së bashku”. Gjatë fjalës së tij në përurimin e qendrës së re komunitare, kreu I bashkisë së tiranës, tregoi se një gazetar e kishte pyetur se përse nuk ishte i pranishëm te gjyqi me Lulzim Bashën. Veliaj u shpreh se halli i vetëm i Bashës është që të sqarojë në gjyq nëse ka katër apo pesë vila, ndërsa vetë ai, duhet të merret dhe të zgjidhë hallet e njerëzve.