Top News/‘Nuk ka më vend të sigurt për rusët’/ Stoltenberg pas vendimit për armët: Ukraina do fitojë
01/06/2024 12:45

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se tani është më i bindur që Ukraina mund ta mbrojë me sukses qytetin e vet lindor, Harkiv, pasi aleatët e aleancës ushtarake i dhanë asaj leje t’i përdorë armët e tyre për disa sulme brenda Rusisë. Stoltenberg tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ky ndryshim, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania e konfirmuan më 31 maj, është “i ligjshëm”, sepse Ukraina po mbron veten, vecanërisht në Harkiv, qytet që ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit të Ukrainës me Rusinë. Harkivi është përballur me sulme të përditshme të pareshtura prej se Rusia e nisi një ofensivë të re para tri javëve. Deri tani, ushtria ukrainase nuk ka qenë në gjendje t’i godasë me armë perëndimore forcat ruse, të cilat janë mbledhur në territorin rus pranë kufirit ukrainas, për shkak se SHBA-ja dhe disa aleatë të tjerë perëndimorë të Ukrainës shqetësoheshin se ato do ta përshkallëzonin luftën. “E drejta për vetëmbrojtje përfshin edhe të drejtën për t’i goditur shënjestrat në territorin e agresorit. Dhe, pikërisht këtë duhet të jetë në gjendje ta bëjë Ukraina”, tha Stoltenberg. Ai theksoi se do të ishte shumë e vështirë nëse bateri artilerish, bateri raketash dhe fusha ajrore në anën ruse vazhdojnë të jenë “të sigurta për rusët”, vetëm sepse Ukrainës i ndalohej t’i përdorte kundër tyre armët me të cilat e furnizojnë aleatët e NATO-s.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46