Kryeministrja italiane Giorgia Meloni trajtoi të mërkurën çështjet kryesore ndërkombëtare, përfshirë krizën në Iran duke thënë se SHBA nuk i ka kërkuar italisë të përdorë bazat e saj ushtarake për të kryer sulme mbi teheranin. Nëse kjo do të ndodhë, parlamenti do të vendosë – tha Meloni. Më pas ajo e përshkroi situatën në Lindjen e Mesme si një nga "krizat më komplekse" që kërkon shumë "seriozitet". "Ne nuk jemi në luftë dhe nuk duam të jemi në luftë", tha Meloni. Ajo po ashtu dënoi sulmin vdekjeprurës me raketa mbi një shkollë në Iran, në ditët e para të luftës, duke kërkuar që të identifikohen përgjegjësit.