Detaje të reja janë zbardhur pasi SPAK lëshoi 11 urdhër arreste për persona të njohur, për veprimtari kriminale si dhe për zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie. Në mes të 11 urdhër arresteve është dhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Mësohet se ky i fundit u arrestua në tribunën Vip të stadiumit “Air Albania” në prag të nisjes së ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe. Teksa Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6 ishte me shërbim pranë mjediseve të stadiumit në tribunën VIP, agjentë të Forcave Operacionale së bashku me agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit e arrestuan.