Top News – Nuk i del e keqja me Britaninë… / Rusia vendos sanksione mbi 287 deputetë
27/04/2022 18:35

Moska u ka ndaluar hyrjen në Rusi 287 anëtarëve të Parlamentit britanik dhe i ka akuzuar ata se po nxisin në Britani “histeri rusofobike”. Për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, Britania dhe aleatët e tjerë kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj oligarkëve dhe elitave politike ruse, përfshirë edhe ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Ministria e Jashtme ruse tha se sanksionimi i ligjvënësve britanikë ishte në kundërpërgjigje të masave të ngjashme të vendosura nga Britania ndaj 386 anëtarëve të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus më 11 mars. “Këta persona kanë marrë pjesë në mënyrë aktive për të krijuar instrumente sanksionesh ndaj Rusisë dhe kanë kontribuar në nxitjen e histerisë rusofobike në Mbretërinë e Bashkuar”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Në listën e 287 personave të sanksionuar janë përfshirë edhe ish-ministra, por edhe disa persona që nuk janë më deputetë. Ndërkaq, emri i ish-ligjvënësit Dominic Grieve, është shkruar dy herë në këtë listë. “Të gjithë këta 287 persona duhet t’i konsiderojnë këto sanksione si nder”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, gjatë një fjalimi në Parlamentin britanik. Më herët, Rusia ia ka ndaluar hyrjen në shtet Johnsonit, së bashku me disa ministra të kabinetit të tij.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13