Ministri I ri I Brendshëm, Taulant Balla në nisje të fjalimit të tij të prezantimit, ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshime në rolet drejtuese të Policisë së Shtetit. Gjithsesi, ai nuk I kurseu kritikat për shefat e komisariateve dhe drejtorët, disa prej të cilëve sipas tij kanë lidhje me krimin. Ai I dha 10 ditë kohë që të nisë zbatimi I rregullores së Policisë, ku takimet në restorante dhe bare Brenda e jashtë orarit të punës bëhen vetëm për arsye familjare ose duke marrë leje më parë.