Një makinë goditi dhjetëra persona që po protestonin në Nju jork të premten, duke shkaktuar lëndime por jo viktima. Një zëdhënës i departamentit të policisë së nju jorkut tha se mjeti goditi disa persona në zonën Murray Hill në Manhattan në orën 4.08 minuta të pasdites. Një numër i panjohur personash janë lënduar. Ata janë dërguar në disa spitale t ndryshme dhe mendohet se plagët nuk janë kërcënuese për jetën – tha ai.