Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj në fushën e arsimit të lartë, i cili parashikon disa bashkëpunime mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastiliu tha se në këtë marrëveshje do të jepen bursat nga dy vendet për 30 studentë në vit.