Top News – Njeriu i Trumpit shkon në Moskë / Witkoff takohet me Putin javën e ardhshme
26/11/2025 11:46

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të dërgonte emisarin e tij të posaçëm, Steve Ëitkoff, në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me një marrëveshje paqeje me Ukrainën, të cilën Kievi thotë se është i gatshëm “ta shtyjë përpara”, ndërsa disa pika “të ndjeshme” janë ende duke u shqyrtuar. Pas një dite me diplomaci të vrullshme, që përfshiu takime mes delegacioneve në disa vende në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, u duk se po arrihej përparim drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. “Plani fillestar i Paqes me 28 pika, që është hartuar nga SHBA-ja, është përsosur me kontributin shtesë nga të dyja palët dhe kanë mbetur vetëm disa pika të mospajtimeve”, shkroi Trump në rrjetet sociale. “Me shpresën për finalizimin e këtij plani paqeje, kam udhëzuar të dërguarin tim të posaçëm, Steve Ëitkoff, që të takohet me presidentin Putin në Moskë, dhe në të njëjtën kohë, sekretari i Ushtrisë, Dan Driscoll, do të takohet me ukrainasit”, shtoi ai. Sipas një zëdhënësi të Ushtrisë amerikane, Driscoll u takua të martën në Abu Dabi me një delegacion rus, në një përpjekje për të reduktuar dallimet për propozimin e paqes që administrata Trump ka hartuar pas bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë. Ukrainasit kanë udhëtuar po ashtu për në Abu Dabi për më shumë bisedime me Driscoll dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, raportuan CBS Neës dhe Financial Times. Edhe vetë Kremlini tha se Ëitkoff do të qëndrojë në Moskë javën e ardhshme. “Sa i përket Ëitkoff, mund të them se është arritur një marrëveshje paraprake që ai të vijë në Moskë javën e ardhshme”, tha këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus, Yuri Ushakov. Ndërkaq, Trump në postimin e tij në rrjetet sociale tha se pret që të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë kur marrëveshja të jetë në fazën finale. “Mezi pres ta takoj presidentin Zelensky dhe presidentin Putin së shpejti, por VETËM kur marrëveshja t’i ketë dhënë fund kësaj lufte dhe të jetë FINALE ose në fazat e saj të fundit”, shkroi Trump.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB