Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione ndaj ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schroder për shkak të lidhjeve të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin. Për këtë gjë dha opinionin e tij edhe ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, që bëri të ditur se sanksionet ndaj tij do të merren në konsideratë në Bruksel, sepse tani është më e qartë se Schroder është kthyer në lobist rus.