Vala e motit të keq ka përfshirë veriun e italisë, me një rrëshqitje dheu që përfshiu tre shtëpi në provincën e Gorizias, në rajonin Friuli Venezia Giulia. Një person u nxorr i gjallë nga rrënojat ndërsa dy persona rezultojnë ende të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm gjatë natës.