Prokuroria e Vlorës iu desh gati një vit që të mbyllë hetimet dhe të dërgojë për gjykim dosjen në ngarkim të Arjan Tases, ish-shef i Komisariatit të Himarës, nën akuzë për vrasjen e 7 vjeçares Jonada Avdiaj në ngjarjen tragjike të ndodhur më 2 gusht 2022 në plazhin e Himarës. Përveç ish-shefit të komisariatit të Himarës, Arjan Tase, i cili akuzohet për “Vrasje me dashje”, nën akuzë janë dhe 9 persona të tjerë.