Top News-Një vit nga vrasja e Klodian Rashës/Detajet e krimit, 10 vjet burg për autorin
08/12/2021 12:07

Sot është përkujtuar një vjetori i ndarjes nga jeta të Klodian Rashës. 25 vjecari u vra me armë zjarri nga efektivi I policisë Nevaldo Hajdaraj, rreth orës 01:45 të natës në rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit efektivët Erion Gjore dhe Nevaldo Hajdaraj patrrullonin në zonën e Zogut të Zi, ndërsa panë jashtë orarit të lejuar Klodian Rashën, të cilin tentuan ta ndalonin. Dy efektivët e policisë I shkuan nga pas klodianit për ti kërkuar llogari për shkeljen e orarës policore, por 25 vjecaari ka vrapuar, gjë që ka shtyrë efektivin Nevaldo të qëlloj drejt tij, duke e lënë të vdekur. Gjykata e Tiranës dënoi vetëm me 10 vite burg Nevaldo Hajdarajn, efektivin e Shqiponjave që vrau Klodian Rashën, me një plumb pas shpine vetëm se shkeli orën policore. Vrasja e 25 vjeçarit shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri. Babai i Klodianit kërkoi që drejtësia të vihej në vend. Gjithashtu pati reagime nga politikanë dhe figura të tjera publike që dënuan vrasjen e Klodian Rashës. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se ngjarja duhej të zbardhej sa më shpejt. Protesta kundër policisë dhe qeverisë u zhvilluan në Tiranë dhe Shkodër. Më 9 dhjetor 2020 në orët e mbrëmjes u zhvillua një protestë e dhunshme përpara godinës së Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit Sander Lleshaj si dhe drejtësi për Klodianin. Gjatë protestës, protestuesit qëlluan godinat qeveritare me gurë dhe sende të tjera të forta. Gjithsej tetë oficerë policie u lënduan gjatë përplasjeve fizike me protestuesit. Në fund, protesta u shpërnda nga policia me anë të gazit lotsjellës.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38