Plani i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do t'i jepte Rusisë sipërfaqe të mëdha toke dhe do të kufizonte madhësinë e ushtrisë së Kievit, zbulon një draft. Kopja e propozimit që buron nga negociatat midis Uashingtonit dhe Moskës u sigurua nga Associated Press dhe duket se është plotësisht në favor të Rusisë. Drafti është hartuar nga negociatori i Trump, Steve Ëitkoff, dhe zyrtari i Kremlinit, Kirill Dmitriev. – sipas mediave ndërkombëtare.