Ai tha se objekti i ri ka “shkelur hapësirën ajrore kanadeze” dhe u rrëzua në Jukon, në veriperëndim të Kanadasë. Dy avionë kanadezë dhe amerikanë u përpoqën që ta gjurmonin objektin dhe sipas Trudeau, ai u rrëzua nga një avion luftarak amerikan i llojit F-22. Ky është objekti i tretë që rrëzohet në Amerikën e Veriut në javën e fundit. Ushtria amerikane fundjavën e kaluar shkatërroi një balonë kineze dhe të premten rrëzoi një objekt të paspecifikuar – në madhësinë e një makine të vogël – mbi Alaskë. Treudeau konfirmoi se ai dha urdhër për rrëzimin e objektit dhe për këtë çështje ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden.