Amerika Latine tashmë është e njohur si vendi ku janë pozicionuar bandat kriminale shqiptare. Përvec Brazilit, Kolumbisë dhe Ekuadorit, së fundmi edhe Argjentina është kthyer në vendin e preferuar të shqiptarëve për të shtruar aktivitetin e tyre, përgjithësisht të paligjshëm. Së fundmi, autoritetet argjentinase vunë në pranga një mafioz Italian, të identifikuar si Carmine Alfonso Maiorano, i cili prej disa vitesh ishte në kërkim për trafik droge.