Top News – Një padi kundër Serbisë/ Sa i realizueshëm është plani i Kurtit…
10/05/2021 12:24

Kurti është i vendosur që gjatë mandatit të tij qeverisës ta padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë gjatë periudhës së luftës. Këtë pikë kryeministri i Kosovës e ka përfshirë në programin e vet qeveritar duke thënë, se "çështja e padisë për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) do të jetë një nga përparësitë e punës së tij gjatë mandatit qeverisës”. "Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj një obligim”, tha kryeministri Kurti pas miratimit të programit të vet qeveritar. Kurti tha se përgatitjet për padi "janë gjigante sepse një rast i tillë nuk mund dhe nuk duhet të humbet”. Paralajmërimi i qeverisë së Kosovës për padi për gjenocid ndaj Serbisë nxiti reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se "Kosova nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, meqë nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”. Madje ai i rekomandon Kosovës që mos të provojë ta bëjë një gjë të tillë", duke e cilësuar edhe si kërcënim. " Mund ta realizoni këtë vetëm përmes një shteti tjetër, që është Shqipëria, e kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. U kërkoj shqiptarëve të Kosovës që të mos e bëjnë këtë”, tha Vuҫiq. Edhe ekspertët mendojnë se pa një pajtim me SHBA-në dhe BE-në, padia do të kishte efekte të padëshirueshme. Vec të tjerash, disa mendojnë se kosova nuk është anëtare e OKB dhe formalisht nuk mund ta bëjë këtë. Por edhe nëse do të zgjidhte që ta padiste serbinë për gjenocid, përmes shqipërisë, kjo do të kishte pasoja të tjera. Në 1999, Kroacia ngriti padi ndaj Serbisë në GJND për gjenocid gjatë luftës së viteve 1991-1995. Në 2010, Serbia paraqiti një kundër-padi, duke thënë se rreth 200 mijë serbë etnikë u zhvendosën, kur Kroacia filloi operacionin ushtarak në kërkim të territoreve të pretenduara prej saj. Në 2015 GJND-ja vendosi që as Serbia e as Kroacia, nuk kanë kryer gjenocid ndaj njëra tjetrës. Ndërsa, sa i përket Srebrenicës, në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se vrasjet e rreth 8 mijë muslimanëve të Bosnjës atje, kanë përbërë gjenocid, por Gjykata tha, se Serbia nuk e kishte parandaluar gjenocidin e në të njëjtën kohë nuk kishte prova të mjaftueshme që Serbia kishte përgjegjësi të drejtpërdrejt për këtë.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17