Top News -Një nga premtimet e LSI për mësuesit…/ ‘Ja cilat familje do të perjashtohen nga çdo taksë’
25/01/2021 14:17

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë prezantimit të programit qeverisës tha se forca politike që ajo përfaqëson është e angazhuar për përjashtimin nga çdo taksë për familjet me të ardhura nën 35 mijë lek në muaj. “Punësimi për ne është jetik për të kthyer besimin tek rinia që ata të ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre. Çlirimi i ekonomisë nga monopolet, ulja e taksave te larta qe po i marrin frymën ekonomisë dhe familjeve shqiptare, krijimin e zonave të lira ekonomike ku do të mbështesim drejt për së drejti krijimin e çdo vendi pune për të rinjtë dhe profesionistët do ta kthejnë Shqipërinë shtëpinë e investimeve. Kemi rënë dakord për taksën e sheshtë 9%, por ne si Lëvizje Socialiste për Integrim angazhohemi për përjashtimin nga çdo taksë për çdo familje ose person me të ardhura nën 35 mijë lekë të reja në muaj” Gjithashtu Kryetarja e LSI premtoi realizimin e një reformë tërësore në arsim dhe mbështetjen e sektorit me 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto “Një sistem arsimor cilësor që prodhon profesionist dhe jo kartonë diplomash, është zgjidhja për të garantuar për punën e mirëpaguar, për të krijuar besimin se ardhmja për rinjtë është këtu, që të qëndrojnë këtu, ta konsiderojnë Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe për të përgatitur qytetarë për të ardhmen si qytetarë evropianë. Prandaj, ne do të realizojmë një reformë tërësore në arsim, duke paguar në mënyrë dinjitoze mësuesit tanë që janë ata që edukojnë brezin e ri dhe duke e lidhur shkollën, me biznesin, dhe me tregun e punës. Ne do të mbështesim realisht arsimin me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto” Në prezantimin e programit, ndër të tjera Kryemadhi u shpreh se do të mbështesë me 1 mijë dollarë çdo femije per porsalindur, pasi sipas saj mbështetja për familjen është një nga çështjet kryesore te LSI.

Top Channel/ Rama nxjerr pamjet e reja: Qytetet shqiptare, si BE
08/08 19:30
Top Channel/ Zegjineja kritikon Bashkinë e Roskovecit, nxjerr videon e plehrave në rrugë
08/08 15:34
Top Channel/ Meta kërkoi lirinë.Gjyqtari shpall moskompetencën: Çështja të shqyrtohet nga Erjon Çela
08/08 15:02
Top Channel/ Rama publikon pamjet e aksionit: Çlirohen akset kombëtare
07/08 19:33
Top Channel/ Berisha: Zgjedhjet u blenë. Në fushatë u bënë prokurime prej gjysmë mld euro
07/08 15:14
Top Channel/ Zgjedhjet, Berisha si Basha! Përsëritet historia. Xhaferaj: Berisha, më keq se Basha
06/08 19:34
Top Channel/ Berisha: Rama bleu votat. 200 mijë personave ju shpërndanë nga 40 euro gjatë fushatës
06/08 15:19
Top Channel/ Berisha flet për lobistët: Pyetini vetë. Ata janë kompani serioze
05/08 15:29
Top Channel/ “Burg për martesat me zor”, gafa e Berishës teksa lexon memen në konferecë
05/08 15:23
Top Channel/ Rama reagon për Kodin e ri Penal, u përgjigjet me ironi kritikëve: Mos ua ekspozoni…
04/08 19:40
Top Channel/Lobisti korrigjon letrat e Berishës! Kompania ndryshon letrën për DASH pas lajmit në TCH
04/08 19:38
Top Channel/ Mbyllet hetimi për Ilir Metën, i komunikohen akuzat, për lobimet, CEZ-DIA dhe pasuritë
04/08 15:12
Top Channel/ Berisha lajmëron nismën e opozitës në Parlamentin e ri: Do përfshijë edhe Altin Dumanin
04/08 15:11
Top Channel/ Berisha flet për “21 janarin:U eliminuan nga shteti.Ishte krim shtetëror, por pa dashje
04/08 15:02
Top Channel/ Berisha paraqitet në SPAK! Akuzon prokurorët dhe gjykatësit: S’po luftoj vetëm për vete
04/08 12:47
Top Channel/ “PD në ditën më të vështirë”, Dhurata Çupi: Domosdoshmëri riformatimi, partia e përçarë
02/08 12:09
Top Channel/ Gazetarët kundër Kodit të Ri, Rama i qetëson: E hartuan ekspertët…
01/08 19:33
Top Channel/ “Kodi vetëm me vulën e BE”, Rama: u hartua nga ekspertë, jo qeveria
01/08 15:13
Top Channel/ Rama paralajmëron për zaptimin e hapësirave publike: Ndëshkime që të mos u shkojë më…
01/08 12:56
Top Channel/ ‘Denonconi ku shikoni se ka abuzime’, Rama: Dielli bën punën e vet, përshëndes edhe…
01/08 12:49