Donald Trump po e përdor përvojën e tij si ndërtues edhe në Shtëpinë e Bardhë. Një prej zëdhënëseve të Shtëpisë së Bardhë deklaroi të mërkurën se muri i ngritur në kufirin me Meksikën për të ndaluar emigracionin e paligjshëm do të lyhet i gjithi me bojë të zezë. Kjo, sipas zëdhënëses, ishte ideja e Donald Trump, që kishte kërkuar lyerjen me të zezë për t’i bërë hekurat e murit më të nxehtë dhe më të vështirë për t’u ngjitur nga emigrantët.