Top News – Një murgeshë mes 25 të arrestuarve / Goditet Ndrangheta në Itali, ishte ‘ndërmjetëse’
05/12/2024 15:07

Policia italiane arrestoi një murgeshë të njohur për punën e saj në burg dhe 24 persona të tjerë të enjten, si pjesë e një hetimi ndaj Ndrangheta-s në qytetin verior të Brescias, thanë për Reuters tre burime me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje. Ata thanë se motra Anna Donelli, një vullnetare në burgun San Vittore të Milanos, dyshohet për bashkëpunim mafioz dhe se ka vepruar si ndërmjetëse midis grupit kriminal dhe anëtarëve të bandës së tij të burgosur. Murgesha, 57 vjecare, është gjithashtu e njohur për shërbimin e saj në lagjet e rrënuara të Milanos. Në shkurt ajo ishte një nga fitueset e "Panetones së Artë", një çmim vjetor qytetar milanez. Një deklaratë për shtyp e policisë tha se dy politikanë vendas u arrestuan gjithashtu dhe se 1.8 milionë euro ishin sekuestruar në operacion. Deklarata nuk përmendi asnjë nga personat e shënjestruar në operacion. Të dyshuarit akuzohen për krime të ndryshme, duke përfshirë bashkëpunim mafioz, blerje votash, armëmbajtje pa leje, pastrim parash, shpërndarje droge dhe faturim të rremë, shtohet në deklaratën e policisë. Grupi i dyshuar ishte i lidhur me lëshimin e faturave në vlerë prej 12 milionë eurosh për transaksione inekzistente që u mundësonin sipërmarrësve bashkëpunëtorë të ulnin të ardhurat e tyre dhe të shmangnin taksat në këmbim të një komisioni të paguar për mafiozët. Me origjinë nga rajoni i varfër jugor i Kalabrisë, 'Ndrangheta' ka evoluar duke u bërë organizata më e fuqishme mafioze e Italisë dhe është përhapur në të gjithë Evropën dhe pjesën tjetër të botës, duke depërtuar në të ashtuquajturin krim të jakave të bardha.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00