Një dhelpër dhe një vidër angleze janë kapur duke bredhur rrugëve të Lincolnit nga stafi që operon kamerat e sigurisë CCTV në qytetin anglez East Midlands. "Stafi ynë punon 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës dhe në 365 ditë të vitit për të mbajtur të sigurt Lincoln-in dhe të gjithë banorët e tij. Ata shohin familje që shijojnë qytetin, miq që krijojnë kujtime dhe herë pas here, një miqësi të papritur që lulëzon", tha këshilli në një deklaratë në faqen e tij në Facebook. Çifti i pazakontë u filmua rreth orës 4 të mëngjesit dhe videoja ka tërhequr mijëra shikime në internet. Pas disa minutash duke ndjekur njëri-tjetrin, vidra hidhet në lumë ndërsa dhelpra ulet dhe shikon nga bregu. Përdoruesit e mediave sociale shprehën kënaqësinë e tyre për skenat prekëse. “Jo shumë qendra qytetesh do të kishin këtë nivel të jetës së egër në rrethinat e tyre. Është një pamje e mahnitshme”, thotë një përdorues.