Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi në një konferencë për shtyp nga zyrat e aleancës në Bruksel, se aleatët po planifikojnë të bashkojën forcatdhe të furnizojnë Ukrainën me një million dronë gjatëvitit 2024. "Sot, ne u takuam me Ukrainën në Këshillin NATO-Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes Umerov informoi aleatët mbi zhvillimet e fundit në terren dhe ne trajtuam rëndësinë e mbështetjes sonë të vazhdueshme. Një grup aleatësh po bashkohet me qëllimin për të dorëzuar 1 milion dronë në Ukrainë. Angazhimi ynë është për ruajtjen e lirisë së Ukrainës është thelbësor", tha Stoltenberg.