Një shqiptar në Angli u rikthye sërish në burg sapo ishte liruar së fundmi për shkak të një gabimi në aplikacionin WhatsApp. Urim Pomari vetëm dy javë pas lirimit nga burgu, dërgoi një mesazh në grup me ofertën për shitje dozash kokaine, duke shtuar edhe një simbol dëbore, e cila përdoret si kod për kokainën. Por gabimi që e coi sërish pas hekurave ishte përfshirja në këtë grup edhe e numrit të telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë. Pasi u njoftua për mesazhin, policia bastisi shtëpinë e Pomarit në Ipsëich, ku u sekuestruan kokainë, peshore dhe mbi 1,200 paund para cash. Ky gabim nuk kaloi pa u komentuar edhe nga gjyqtarja gjatë shpalljes së vendimit, e cila e kritikoi shqiptarin duke thënë se ai nuk është një kriminel i sofistikuar dhe e cilësoi ‘budallallëk” faktin që i dërgoi mesazh oficerit të tij të provës. Kjo tentativë për të rinisur nga e para shitjen e kokainës e riktheu në burg shqiptarin në Angli duke e dënuar me 2 vite e 4 muaj burg.