Belgjika ka qenë në qendër të një megaoperacioni antidrogë, ku në pranga kanë rënë 30 persona. Mediat vendase e cilësojnë si operacionin më të madh të zhvilluar ndonjëherë në këtë vend. Më tepër se 200 banesa janë kontrolluar, në pronësi të personave të lidhur me botën e krimit, kryesisht në atë të trafikut të drogës. Pjesa më e madhe e kontrolleve janë zhvilluar në Bruksel, por dhe në Liege dhe Antëerp. Ky i fundit i kthyer në bazën e drogws, ku veprojnë bandat shqiptare.