Një manastir i lashtë i krishterë është zbuluar në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Mbetjet e manastirit tregojnë se besimtarët e krishterë luteshin brenda një kishe, e cila kishte dhoma shtesë për pagëzimin. Gjithashtu janë zbuluar edhe dhomat ku qëndronin murgjit. Ky manastir është i dyti i këtij lloji i zbuluar në rajon, i pari ishte në vitin 1990. Historianët besojnë këta manastirë u braktisën pasi të krishterët filluan të konvertoheshin në Islam, ndërsa besimi u bë më i përhapur në rajon.