Top News – Një lëvizje e papritur në PS…!/ Baraj, letra e fundit për Ramën si deputet
05/03/2021 20:09

Pas Vasilika Hysit, Baraj është personi i dytë nga radhët e socialistëve që largohet dhe nuk do të rikandidojë më nëradhët e Partisë Socialiste. Ai ka qenë i zgjedhur për disa mandate rresht në Partinë Socialiste dhe në qarkun e Tiranës. Fundi i një kapitulli….. Fillimi i viteve 90 e gjeti Shqipërinë të varfër e të revoltuar, por nuk mungonte idealizmi, ndershmëria dhe profesionalizmi. Këto tipare i gjeta të spikatura në mjaft kolegë të PS, bile nuk mungonin edhe te grupimi i PD, ku kisha mjaft miq nga universiteti. Si shumë të tjerë, edhe mua më ftuan të bëhem pjesë e politikës. Profesioni im nuk kishte të bënte me shkencat politike. Megjithatë pranova, sepse klima politike po ndërhynte në të gjithë jetën shqiptare, deri në familje. Për fat të keq edhe sot, politika fut hundët në familje dhe jetën personale. Shpesh u thoja kolegëve në Universitet, të mos rrinin mënjanë, sepse vendin e tyre do e zenë të tjerë, ndoshta me shumë më pak vlera. Të njejtën thirrje do bëja edhe sot, pasi kudo ka profesionistë të mirë e të ndershëm, për të cilët parlamenti, pushteti qendror e vendor kanë nevojë. Tek i hedh një sy tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, gjej të mishëruar Legjendën e Rozafës. Njera palë pësoi një metamorfozë e pati rol në shkatërrimin ekonomik, degradimin kulturor e arsimor, zhvillimin e anarkisë dhe tragjedive. Mosrespektimi i ligjit për motive politike ishte logoja e saj. Pala tjetër mori përsipër të ndërtojë, të ribëjë shtet, të vendosë rend dhe ligje e të paguajë borxhet e mëdha të trashëguara. Reformimi i drejtësisë është fokusi i saj. Dallim thelbësor kanë dhe në mbrojtjen e interesave dhe integritetit të Shqipërisë. PS është një forcë progresiste, ajo ka ulur në karrigen e kryeministrit edhe 28 vje?arë, por njëkohëshit fton për deputete edhe një grua brilante, 78 vje?are, si Luljeta Bozo. Sot ka mjaft të rinj të përfshirë apo që aspirojnë të përfshihen në politikë. Do uroja që tek ta të kultivohen tre elementët që përmenda, ndershmëria, idealizmi dhe profesionalizmi. Rendja pas fitimit, pasurimit abuziv është tipar kompromentues i shoqërisë tonë. Shoqëria jonë, partitë politike duhet të ngrenë mekanizma si të kultivojnë profesionalizmin, idealizmin dhe ndershmërinë tek të rinjtë në përgjithësi dhe ata të përfshirë në politikë, në ve?anti. Sigurisht, rol në këtë drejtim luan edhe një drejtësi e konsoliduar.

Top Channel/ Artur Zheji, bashkuesi. Media dhe politika: Humbëm një gazetar kalibri
23/08 23:05
Top Channel/ Meta nxjerr dëshmitarët e Spak/ Kreu i PL denoncon Vasilin, Brahimllarin dhe ish-financieret
22/08 23:28
Top News- Shpërthen Ilir Meta, reagon pas zbardhjes së vendimit të GJKKO:Zero dëshmitarë e prova
22/08 21:57
Top Channel/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të viktimave shqiptare në aksidentin tragjik në Greqi
20/08 21:37
Top News – Rama, sërish për gjyqtarin: Nuk i pa provat! Vendosi për 10 minuta kundër Kadastrës’
20/08 21:04
Top Channel/ “Gjyqtari vendosi për 10 minuta”, Rama reagon për lirimin e pallatit të konfiskuar
20/08 19:36
Top News – Aksioni opozitar në Kuvend e jashtë. Blushi i shkon Nokës në seli, diskutohet plani
20/08 19:15
Top News- Hiqen tendat e lokaleve, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
20/08 17:20
Top News – Rama u rikthehet gjyqtarëve. Rama: Ja një vendim skandaloz kundër interesit publik
19/08 19:17
Top Channel/ Murrizi me sytë nga Spak: PD për opozitë selektive, do kandidoj për kryetar
18/08 20:07
Top Channel/ Riformatim i PD? Boçi: Kundër! Pasion momental i kritikëve, garë ose krijoni fraksion
16/08 19:45
Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18