Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss i ka dërguar një letër homologut Albin Kurti duke i premtuar se Britania do të vazhdojë të ndjekë me kujdes zhvillmet në lidhje me Kosovën. Në letrën e saj, Truss falënderon Kurtin për dënimin dhe zbatimin e shpejtë të sanksioneve si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.