Top News/ Një kusht që Ukraina ‘të falë’ toka/ Zelenski për mediat franceze: Vendimin e merr populli
01/08/2024 15:00

Volodymyr Zelensky thotë se lëshimet territoriale për t'i dhënë fund luftës së nisur nga Vladimir Putin do të kërkonin mbështetjen e një referendumi në Ukrainë. Megjithatë, presidenti ukrainas u tha mediave franceze se një lëvizje e tillë “nuk është alternativa më e mirë sepse kemi të bëjmë me Putinin dhe do të ishte një fitore për të nëse ai merr një pjesë të territorit ukrainas”. "Ukraina kurrë nuk do të heqë dorë nga territoret e saj, sepse ky do të ishte një sulm ndaj Kushtetutës," tha ai, duke shtuar se çdo lëvizje e tillë "është një pyetje shumë, shumë e vështirë". Vendimet për integritetin territorial të Ukrainës nuk mund të merren nga presidenti, por nga populli ukrainas, tha ai në intervistën me gazetat franceze Le Monde, AFP dhe L'Equipe. "Kjo bie ndesh me Kushtetutën e Ukrainës," tha ai, "ata që janë në pushtet nuk kanë të drejtë të heqin dorë nga territoret e tyre. Që kjo të ndodhë, populli ukrainas duhet ta dëshirojë atë," shtoi ai, pa përjashtuar mundësinë e një referendum për këtë çështje. Pas dy vitesh e gjysmë lufte, Rusia dhe Ukraina janë shumë larg negociatave, por sondazhet e fundit në Ukrainë kanë treguar një ndryshim të opinionit mes popullatës për perspektivën e bisedimeve. Një sondazh i kryer në maj nga Instituti Ndërkombëtar i Kievit për Sociologji zbuloi se një e treta e ukrainasve, ose 32 për qind, do të pranonin dhënien e territorit në këmbim të paqes dhe pavarësisë, krahasuar me 26 përqind që ishte kjo shifër në shkurt të këtij viti dhe 9 përqind në shkurt të 2023. Më shumë se gjysma, 55 përqind, janë ende kundër dhënies së territorit Rusisë nëse ajo do t'i jepte fund luftës, por kjo ka shënuar një rënie krahasuar me 74 përqind që ishte në dhjetor 2023. Ndërkohë, mediat ukrainase kanë raportuar muajin e kaluar se 44 për qind e ukrainasve mendojnë se ka ardhur koha për të filluar negociata me rusinë.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13