Top News – Një ish-gjeneral, një indiane, dy latinë/ Kush do të jetë pjesë e kabinetit Biden
22/01/2021 15:07

Në fjalën e tij pas marrjes së postit të presidentit, Joe Biden bëri thirrje për unitet dhe kapërcimin e ndasive në shoqërinë amerikane. 78-vjeçari i ka vënë vetes një plan ambicioz, që të ribashkojë të gjitha strukturat e shoqërisë së përçarë amerikane. E këtë duket e nisi që nga kabineti i vet qeveritar, i cili i përshtatet edhe përbërjes së shoqërisë. Ministria e jashtme i është besuar një diplomati me përvojë, Antony Blinken. Ministria e mbrojtjes një ish gjenerali me katër yje, Lloyd Austin, afro-amerikani i parë që do të vendoset në krye të Pentagonit nëse do të marrë dritën jeshile të senatit. Historia e Ministrisë së Financave në SHBA është më e gjatë se 230 vjet, por kjo ministri nuk është udhëhequr kurrë nga një grua. Me presidentin Biden do të ndryshojë edhe kjo traditë. Ministre e Financave është emëruar Janet Yellen. Deb Haaland është personi i parë me gjene indiane që hyn në qeverinë amerikane. Deputetja 60-vjeçare vjen nga shteti jugor New Mexico dhe i përket fisit Pueblo të Laguna. Washington Post e përshkroi emërimin e saj si vendimin historik të Bidenit, i cili shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet e qeverisë me popujt me gjene indiane. Siguria kombëtare do të jetë në dorë të Alejandro Mayorkas të lindur në Kubë, hera e parë që këtë ministri e drejton një person me origjinë latine. Një latinoamerikan, Xavier Becerra do të jetë gjithashtu në krye të ministrisë së shëndetësisë. Në fushatën e demokratëve, Pete Buttigieg, i cili deri atëherë ishte i panjohur, ishte rival i presientit të ri Joe Biden. Por tani 39-vjeçari do të drejtojë Ministrinë e Transportit, I pari homoseksual I deklaruar hapur që merr një post kaq të lartë në historinë e SHBA-së.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB