Luan Hushi i cili u plagos me armë zjarri nga fqinji i tij Klodian Keqi në fshatin Zgërdhesh të Krujës pas një sherri për drutë e zjarrit, ka ndërruar jetë ne spital. Hushi u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra në pjesën e barkut. 55-vjeçari u qëllua me armë zjarri tip kallashnikov mëngjesin e kësaj të mërkure në një zonë pyjore. Autori i ngjarjes, që sipas policisë është Klodian Keqi, tashmw i shpallur në kërkim.