Top news – Një i vrarë në Kubë – Në protestat anti-qeveritare që shpërthyen në vend
14/07/2021 11:45

Autoritetet në Kubë konfirmuan se një person është vrarë në protestat anti-qeveritare në këtë vend. Mediat shtetërore thanë se Diubis Laurencio Tejeda, 36 vjeç, vdiq në lagjen La Guinera të kryeqytetit Havana. Sipas zyrtarëve, ai ishte pjesë e një grupi që sulmoi një strukturë të Qeverisë. Por, dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë i sulmuan anëtarët e grupit. Ëaldo Herrera i tha agjencisë së lajmeve Reuters se oficerët “i nxorën armët dhe filluan të qëllonin” në drejtim të protestuesve. “Unë mendoj se komunistët e kanë humbur kontrollin. Ata nuk do të kenë zgjidhje për këtë situatë”, tha Herrera. Deri më tani nuk ka asnjë shpjegim zyrtar se si vdiq Tejeda. Ministria e Brendshme e Kubës tha përmes një deklarate se i vjen keq për vdekjen e tij. Protestat e rralla anti-qeveritare në Kubën komuniste nisën të dielën. Mijëra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar rënien ekonomike, mungesat e ushqimit dhe ilaçeve, rritjen e çmimeve dhe trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga ana e Qeverisë. Tubimet e tilla të paautorizuara publike janë të paligjshme në Kubë dhe presidenti i vendit, Miguel Diaz-Canel, i quajti demonstruesit “anti-revolucionarë”. Qeveria e tij pretendon se protestat janë financuar dhe nxitur nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa për problemet e Kubës fajëson sanksionet ekonomike të SHBA-së.

Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10 23:19
Top News- Përmbytje të fuqishme në Spanjë, çmendet moti, lumenj balte vërshojnë drejt qyteteve
03/10 22:30
Top News- Alarm në SHBA, zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord
03/10 22:23
Top News- Dy doza vdekjeprurëse nuk e vranë, incidenti sjell dorëheqjen e kreut të burgjeve
03/10 22:14
Top News – Zbehet fuqia e Iranit në Hormuz. Nafta e papërpunuar rikthehet në nivelet e paraluftës
03/10 22:00
Top Channel/ Dodik: Bosnja ka vdekur. Lideri ekstremist i serbëve sulmon edhe ish-krerët e UÇK-së
03/10 21:52
Top News – Moti i keq shkatërron Kretën. Makina në det, shtëpi të përmbytura dhe rrugë të dëmtuara
03/10 21:30
Top News – Kim Jong Un teston raketat balistike/ Koreja e Veriut ‘ i tregon dhëmbët’ botës
03/10 21:00
Top News – Protesta kundër rritjes së qirave. Kriza e strehimit, spanjollët mbushin sheshet
03/10 20:00
Top Channel/ Thesari bizantin kthehet në Greqi. Bullgaria merr në këmbim eshtrat e Car Samuilit
03/10 19:55
Top News – Gjysma e Britanisë dëshiron sërish BE-në. Si mund të forcohet vota e Partisë Laburiste
03/10 19:10
Top Channel/“Do kthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë”: Befason me deklaratën aktivisti austriak!
03/10 17:42
Top Channel/ “Perëndimi i padrejtë me serbët”, REL: Putini po ringjall Serbinë e Madhe?!
03/10 17:38
Top Channel/ “Përmbytje” e BE me refugjatë, sulme centraleve atomike: Bëhet publik plani i Putinit!
03/10 17:36
Top Channel/ “Armët e Skënderbeut në Krujë”/ Fehlinger-Jahn: Nëse zgjidhem president, do t’i kthej
03/10 12:50
Top Channel/ Trump zbut tonet me Melonin: “Marrëdhënia jonë është e mirë, më ka pëlqyer gjithmonë”!
03/10 12:13
Top Channel/Rusia bombardon urën e dytë në Kiev, Klitschko:“Sulmet e Moskës po hyjnë në fazë të re”!
03/10 12:02
Top News – Sulme të reja ruse në Kiev. Goditet ura e dytë strategjike e kryeqytetit
03/10 11:52
Top News – ‘Fajin e ka e majta ekstreme’. Macron akuzon kundërshtarët për protestat e studentëve
02/10 22:45
Top News – Gjermania e Franca i përgjigjen Trump. 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimin në treg
02/10 22:00