Duke cituar Presidentin Aleksandër Lukashenko, media bjelloruese thonë se udhëheqësi i Wagnerave, Evgjeni Prigozhin ka mbërritur në vend dhe do t’i garantohet siguria personale ashtu siç premtoi Presidenti rus, Vladimir Putin. Lukashenko tha se Prigozhin ka mbërritur me një avion me shpenzimet e veta dhe po me shpenzimet e veta do të qëndroj në Bjellorusi. Në këmbim, kjo e fundit do t’i ofrojë sigurinë dhe garancinë e jetës. Megjithatë, për shumë analistë dhe njohës të çështjeve ruse dhe hakmarrjes së Vladimir Putin, Evgjeni Prigozhin është një i vdekur që ecën.