Pedagogët tërhiqen nga bojkoti i procesit mësimor. Këtë të hënë, akademikët do u rikthehen auditoreve të universiteteve, megjithëse kanë paralajmëruar se qëndresa e tyre nuk mbyllet me kaq. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka thirrur protestë kombëtare universitare paraditen e 8 nëntorit, përpara korpusit qëndror të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ndërkohë, anëtarët e sindikatës vendosën pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor, për të përmbushur detyrimin akademik. Në deklaratë, Sindikata thekson se të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë.