Top News – Një grusht shteti në Francë…/ Ndoshta jo! president nga e djathta ekstreme, mundet
05/05/2021 12:37

Parisi po gumëzhin edhe një herë nga zërat lidhur me ambiciet politike të ushtrisë franceze, 60 vite pasi udhëheqësi simbol i Francës Charles de Gaulle ia doli të ndalë një grusht shteti nga gjeneralë të pakënaqur, të zemëruar me vendimin e tij për t'u tërhequr nga Algjeria. Media dhe politika u dominua gjatë javës së kaluar nga pasojat e një letre të hapur hartuar nga një ish-kapiten xhandarmërie, që pretendon se Franca po përballet me "rreziqe me pasoja të rënda" duke paralajmëruar se ai dhe disa ish-ushtarakë, "nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj fatit të vendit tonë të bukur”. Letra është nënshkruar nga më shumë se 2,000 ish-ushtarakë mes tyre gra, si dhe një numër gjeneralësh në pension. Ata paralajmërojnë se Franca ndodhet në "rrezik" nga "islamizmi dhe grupe të mëdha e të paorganizuara në periferi". Nënshkruesit thonë se "ata që drejtojnë vendin duhet të gjejnë guximin e nevojshëm për t’i zhdukur këto rreziqe". Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e përqafoi menjëherë këtë qëndrim. Të dielën ajo akuzoi Presidentin francez Emmanuel Macron se po e çonte Francën drejt kaosit, dhunës dhe rënies ekonomike. Zhurma politike e nxitur nga letra publike, e cila u botua në përvjetorin e gjashtëdhjetë të përpjekjes për grusht shteti të vitit 1961 kundër Charles De Gaulle-t, po hedh bazat për zgjedhje problematike presidenciale vitin e ardhshëm. Le Pen, e cila ndodhet në pozita te forta për të mposhtur Macron në zgjedhjet e 2022, u ka kërkuar nënshkruesve të letrës të mbështesin kandidaturën e saj në zgjedhjet presidenciale, gjë që ka nxitur një ministre të qeverisë, Marlène Schiappa, ta akuzojë atë "se po mbështet një puç të mundshëm".

Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
DIGITALB DIGITALB