Kokaina vazhdon të shitet me të njëjtin çmim si një vit më parë dhe vazhdon të jetë një nga drogat më të shtrenjta. Sipas specialistëve të Antidrogës, në tregun e pakicës 1 gram kokainë shitet me 100 euro, ndërsa me shumicë një kilogram kokainë shitet me afro 42 ose 43 mijë euro. Kjo drogë është më e kërkuara në treg, ndërsa specialistët shprehen se është edhe droga e “VIP-ave”, apo edhe personave të tjerë me status.