Komisioni qendror i zgjedhjeve në Gjeorgji shpalli fitues të zgjedhjeve presidenciale Mikheil Kavelashvili. Ai u zgjodh në krye të shtetit përmes një procesi indirekt votimi. 53-vjeçari, është ish-futbollist ndërsa njihet si figurë me qëndrime të së djathtës ekstreme. Shpesh Kavelashvili është rreshtuar kundër politikave të perëndimit por dhe komunitetit LGBTQ. Presidentin në Gjerogji e zgjedh kolegji zgjedhor që dominohet nga partia në Pushet Ëndra Gjeorgjiane. Kolegji përbëhet nga 300 delegatë. Por opozita nuk mori pjesë në proces.