Top News – Një ditë para ‘pushtimit’ / Ukraina shpall 16 shkurtin, ‘ditë të unitetit’
15/02/2022 10:48

Në periudhën e paralajmërimeve amerikane për pushtim të shpejtë rus, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi ka shpallur 16 shkurtin si ditë të unitetit. Inteligjenca amerikane ka dhënë shenja se 16 shkurti mund të jetë datë e mundshme e pushtimit rus. “Neve na është thënë se 16 shkurti do të jetë ditë e pushtimit, por ne do ta bëjmë atë ditë të unitetit”, ka thënë Zelenskyi përmes një video mesazhi më 14 shkurt. Ukrainasit pritet të mbajnë lart flamujt e shtetit dhe të këndojnë himnin shtetëror. “T’i tregojmë botës për unitetin tonë”, ka thënë Zelenskyi. Disa orë pasi ka bërë deklaratën për 16 shkurtin, Zelenskyi ka sqaruar deklaratën e tij, duke thënë se vetëm u është referuar raportimeve në media për sulm të mundshëm. Zëdhënësi i tij, Sergii Nykyforov, ka thënë se presidenti ukrainas, i cili më parë ka qenë komedian, vetëm ka thënë atë që është raportuar gjithandej. “Presidenti i është referuar datës që është përhapur në media”, ka thënë ky zëdhënës për NBC Neës. I pyetur për referencën e Zelenskyit për 16 shkurtin, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka thënë se nuk do të diskutojë detaje specifike të inteligjencës mirëpo sipas tij “është plotësisht e mundshme që ai të bëjë lëvizje me pak apo aspak paralajmërim”. Megjithatë, Kirby ka thënë se Shtetet e Bashkuara ende nuk besojnë se Moska ka marrë vendim përfundimtar nëse do të pushtojë Ukrainën.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06