Moti i keq me erë të fortë që ka përfshirë Vlorën mëngjesin e kësaj të premte ka sjellë problemet e para. Për shkak të situatës së përkeqësuar meteorologjike që prej 4 të mëngjesit, Dukati, Orikumi dhe Radhima po vuajnë mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit të transmetimit. Po ashtu, era ka dëmtuar me dhjetra pisha në pyllin e Sodës të cilat janë shkulur e kanë bllokuar aksin rrugor që lidh fshatin Nartë me pjesën e fshatit Zvërnec.