Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një deklaratë të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ndër të tjera, partia e Albin Kurtit i kujton kreut të Qeverisë shqiptare qëndrimin e tij pro themelimit të gjykatës speciale, e njëjta gjykatë që sot po kritikohet për procesin e stërzgjatur ndaj krerëve të UÇK-së, përfshirë këtu edhe Hashim Thaçit. Rama e konsideron deklaratën e Vetëvendosjes një çarçaf të gjatë, që është frymëzuar nga ethet e zgjedhjeve vendore të 9 nëntorit në Kosovë.