Hetimet për të zbardhur një ngjarje kriminale në rrugën dytësore Tiranë-Vorë ka bërë të mundur asgjësimin e një arsenali të tërë armësh. Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Yrsheku”, gjatë të cilit u zbulua një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal. Në të u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata, ndërsa pronari është vënë në pranga. Por ai dyshohet edhe si autor i ngjarjes që ndodhi te kompleksi, ndaj të cilit u qëllua me armë.