Ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi kantierin e ndërtimit të segmentit Elbasan-Papër-Ura e Grykshit, pjesë e korridorit të tetë. Ky segment është totalisht në një gjurmë të re dhe parashikon ndërtimin e një autostrade të kategorisë A në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.