Top News – Një ‘armë’ më shumë në BE/ Johnson&Johnson nis shpërndarjen e vaksinës në bllok
12/04/2021 15:33

Kompania Johnson&Johnson ka filluar shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian, tha Peter Liese, një ligjvënës i Parlamentit Evropian, transmeton Reuters. Shpërndarja ishte planifikuar të ndodhte në fillim të prillit, por procesi ishte shtyrë për shkak të problemeve me prodhimin. Kompania amerikane është zotuar se do të furnizojë me 55 milionë doza deri në fund të qershorit dhe 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë, tha Komisioneri i Bashkimit Evropian për Industrinë, Thierry Breton. Vaksina e Johnson&Johnson merret vetëm përmes një doze dhe është 66 për qind efektive kundër koronavirusit. Studimi për këtë vaksinë ka përfshirë 44.000 vullnetarë, dhe është kryer në tre kontinente dhe në disa lloje të koronavirusit. Kompania gjithashtu tha se rezultatet e saj paraprake tregojnë se një dozë e vetme parandalon 85 për qind të rasteve të rënda. Kjo është vaksina e katërt që është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave pas vaksinave: Pfizer-BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e ka miratuar këtë vaksinë në fund të muajit shkurt. Vaksina është aprovuar gjithashtu në Kanada dhe Bahrein. Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi vaksinën emergjente Johnson & Johnson më 12 mars.

Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50
Top Channel/ Dalai Lama feston 90-vjetorin/Lutje për paqe dhe përplasjeje me Kinën për pasardhësin
06/07 10:49
Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45