Kriza që ka kapur gjykatat në vendin tonë, për shkak të numrit të ulët të gjyqtarëve, duket se do të vijojë të jetë e tillë dhe në vitin 2022. Gjykata e Lartë ka njoftuar pamundësinë për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, pasi ky institucion nuk ka numrin e duhur të vetë anëtarëve. Kriza që ka kapur Gjykatën e Lartë, duket se do të pasohet edhe tek ajo Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pranuar kandidaturat të cilët do të zëvendësojnë Fatmir Hoxhën, emër i cili zgjidhet nga Gjykata e Lartë. Gjykata e Lartë ka në përbërje vetëm 9 gjyqtarë nga 19, teksa duhet të paktën 10 pjesëmarrës për ta cilësuar atë të vlefshme. Tashmë pritet të bëhet plotësimi i emrave të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, I cili më pas bën të mundur vijimin e punës.