Top News- Nisin reshjet e borës në qarkun e Shkodrës, shumë fshatra probleme me energjinë elektrike
14/02/2025 10:51
Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Qarkullimi në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth vijon normalisht. Gjithashtu në shumë fshatra ka patur në këto orë probleme me energjinë elektrike.